Lori Hoxha feston ditëlindjen, ky është urimi i të dashurit misterioz |FOTO

Lori Hoxha po feston ditëlindjen dhe ajo duket se është më e lumtur se kurrë.

Trashëgimtarja e Top Medias dhe blogerja e njohur shqiptare është bërë 25 vjeçe.

Ajo vitin e kaluar bëri festë madhështore, por kësaj radhe ka ndryshuar duke qëndruar private.
Gëzimin nuk ka mundur ta fshehë Vis Bajraktari, i dashuri i Lorit, që e ka shprehur publikisht dashurinë duke uruar ditëlindjen e të dashurës.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen duke u puthur në aeroplan.

“Zemra më del nga kontrolli sa herë të shoh”, ka shkruar Visi në përshkrimine fotos së tij të publikuar në Instagram.

Lori prej kohësh është në lidhje me Visin, ndërkaq vazhdon të jetë producente e Top Awards, që është ceremonia më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve.

SHPËRNDAJE