Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në dysh, ka bërë që të zhvillohet luftë edhe për kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Vetëm pak orë pasi kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ciliësohet si i afërm me grupin e Dardan Molliqajt e vizitoi kreun e Prizrenit, Mytaher Haskuka, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë publik vetë Haskuka përmes një njoftimi në Facebook.
“Ndonëse nuk jam njohës i grupit muzikor “Algeires”, me rekomandim të Albinit sonte isha në koncert të grupit nga SHBA në kino Lumbardhi. Njoha shumë miq të rinj dhe i takova disa të vjetër. Ndër ta, shokun më të veçantë dhe kryetarin Albinin.
Do ti’a kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së kulturës”, ka shkruar Haskuka. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)
Ndërkaq, ky është njoftimi pas takimit me Shpend Ahmetin:
Gjatë ditës pata një vizitë të veçantë nga miku dhe kolegu im, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, si dhe ish nënkryetari dhe deputeti Dardan Sejdiu.
Biseduam për përvojat e tij me qeverisjen e Komunës së Prishtinës, si dhe mënyrat se si të përmirësohet funksionimi i administratës së Komunës sonë.
Shpendi më premtoi që do të asistojë nëpërmjet drejtorëve përkatës të tij për rifunksionalizimin e aparateve për dhënjen e dokumenteve, sistem i cili do të lehtësojë marrjen e dokumenteve nga ana e qytetarëve.
E falenderova Shpendin për ndihmen e gjerëtanishme nga komuna e Prishtinës.
Për çka janë dostat