Lukaku nuk stërvitet me Manchester Unitedin, gjithnjë më afër Interit

Romelu Lukaku nuk ka stërvitur me Manchester United – pasi spekulimet për një kalim të tij tek Inter sa shkojnë e rriten.

Sipas Manchester Evening News, Lukaku ka një ‘problem të vogël’ dhe nuk dëshiron të rrezikojë asgjë.

Belgu është aktualisht ndodhet në Australi me shokët e skuadrës së ‘Djajve të Kuq’, për shkak të përgatitjeve para-sezonale.

Inter dëshiron që të mbyllë transferimin e 26-vjeçarit sa më shpejtë që është e mendur dhe tani Sky Sport Italia pretendon se klubi i Contes në natën e kaluar ka ofruar 70 milion euro në tre këste për të finalizuar transferimin.

SHPËRNDAJE