Lulet e shtrenjta të Besim Beqajt

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që drejtohet nga Besim Beqaj, këtyre ditëve është furnizuar lule.

Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se këto lule do të përdoren për nevojat e ministrit.

Kjo blerje ministrisë së Beqajt do t’i kushtoj 950 euro, shkruan FaktePlus.

Tenderin “Furnizim me lule te ndryshme për nevoja te MIN” e ka fituar kompania “Say it with flowers”. Kurse, kontrata mes kompanisë fituese dhe ministrisë është nënshkruar një javë me parë.

Në garë për ketë tender kanë qenë tri kompani./FaktePlus

 

SHPËRNDAJE