Lum Shyhretja që e ka, Learta e ‘djegë’ darsmën

Darsmat tashmë kanë përfunduar, mirëpo ka edhe nga të atillë që i mbajnë pas sezonit.

Njëra nga këto dasma ishte tek disa të afërm të këngëtares së njohur, Shyhrete Behlulit, e cila nuk mungoi asesi.

‘Bilbili i Mushtishtit’, në krahë të rejës Leartës dhe vajzës Engjëllushes, e ka zbukuruar ahengun.

Ndërkaq nusja e saj, Learta, e cila është e lidhur shumë me rrjetet sociale, nuk ka nguruar që disa momente t’i ndajë me ndjekësit.

Në videon e mëposhtme mund t’a shikoni vallëzimin e saj, që nuk ka lënë pa i rënë në sy edhe dasmoreve tjera./Blic

SHPËRNDAJE