Lutfi Haziri ia lë ‘kilen’ Vetëvendosjes sa i përket Nismës: Ata le të vendosin

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në Info Magazinë tha se koalicioni LDK-VV do të ndodh vetëm se sipas tij po pritet çertifikimi nga KQZ.

I pyetur se nëse NISMA kalon pragun a mund të shihet si pjesë e qeverisë.

Haziri tha se kjo gjë nuk i takon LDK-së të flas dhe se është VV-ja ajo e cila ka përparësi dhe të ofroj bashkëpunim cilës do parti.

Ai tha se tani për tani nuk mund të flitet për partitë që nuk kanë të siguruar ulëse

“Të gjitha ajo që po përflitet këto dite, ku pritjet nga partitë janë jo reale, sepse koalicioni LDK-VV do të ndodh. Ne jemi tuj përafru programet. Ne këtë rrafsh nuk kemi asnjë problem, ne kemi një kalendar të takimeve, takimet do të ndodhin në bazë të kalendarit që kemi.

Ne vetëm po presim, çertifikimin nga KQZ. LDK nuk pranon bashkëpunim tjetër përveç VV-së. Na nuk mund të flasim për partitë që ende nuk kanë marrë . në momentin që ata të kenë ulëse aty mas pari ju takon VV-së për të diskutuar rreth kësaj”, tha Haziri në Info Magazinë.

Haziri po ashtu ka folur edhe rreth postit të presidentit ku siç thotë ai deri më tani kanë spekuluar sepse sipas tij ende nuk është diksutuar për ndarje të posteve.

“Është spekuluar çështjet që lidhen me ndarjen e posteve sepse ne nuk kemi ardhur deri aty, deri më tani të gjitha kanë qenë spekulime”, ka thënë Haziri

SHPËRNDAJE