Lutfi Haziri jep lajmin, zbulon kur do të nënshkruhet koalicioni VV-LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit i ka fituar VV’ja e Albin Kurtit, teksa LDK’ja e Hazirit ka dalë e dyta.

Haziri ka thënë se për certifikimin e rezultateve duhet të pyetet kryetarja e KQZ’së.

Sipas tij, koalicioni VV-LDK do të nënshkruhet “në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve”.

“Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi I zgjedhjeve. Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë certifikimi”, ka thënë Haziri në RTK, të premten.

SHPËRNDAJE