Lutfi Haziri ka dy fjalë për Kadri Veselin ia përmend lepurin!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për qëndrimet e tij lidhur me taksën dhe raportet me Amerikën.

Ai ka thënë se Veseli nuk ka pse të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.Haziri ka deklaruar se Veseli mund të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, meqë është partneri kryesor i koalicionit qeverisës.

“Nuk ka pse të dalë e të ankohet me lot krokodili për prishje të raporteve me Amerikën, të cilën thotë se e do më shumë se familjen e tij. S’ka pse ta bëjë atë. Mjafton të japë dorëheqje si partner kryesor i koalicionit edhe zgjidhet kjo çështje. Ai është fajtori kryesor për krejt këtë situatë”, ka thënë Haziri për Dukagjinin.“Ai po rri në strofull të lepurit të vetë edhe po u kërkon llogari të tjerëve, përfshirë opozitës. Kjo është politikë e dyfishtë që di ta bëjë vetëm PDK’ja”, shtoi Haziri.

SHPËRNDAJE