Lutfi Haziri: LVV fitoi zgjedhjet me një besim shumë të madh të qytetarëve

Ish-nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në “ Kastra A Shoë” ka thënë se partia e majtë, LVV, ka fituar zgjedhjet me një besim shumë të madh të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje ta parevokueshme për shkak të rezultatit të zgjedhjeve më 14 shkurt.

“Lideri i LDK-së ka dhënë dorëheqje si pasojë e këtij rezultati, ka qenë e papritur. Krejt ky efekt duhet të lexohet qartë në vendimet tona. Qytetari për herë të parë e ndan votën nga e djathta dhe del në të majtën, pasi nuk ka ndodhë asnjëherë deri tash”, tha ai, percjell IndeksOnline.

Ndryshe më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së për zgjedhjet e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Mustafës.