Lutfi Haziri pak me Albinin pak me SHBA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka reaguar për paralajmërimet e Qeverisë Kurti për largimin e taksës 100 për qind dhe zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet.

Haziri, në një shkrim në Facebook ka shkruar se tash e disa muaj janë bërë përgatitje dhe pritje për largimin e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina

Ky është shkrimi i plot i Lutfi Hazirirt

“Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës.

Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurtë dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”.

SHPËRNDAJE