Lutfi Haziri tregon se çfarë biseduan në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar sot pas mbledhjes së këshillit drejtues të LDK-së.

Haziri ka treguar se kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme dhe se kanë zgjedhur kryesinë e re të partisë.

“Kemi analizuar zgjedhjet e fundit në dy nivele. U zgjedh kryesia e re prej 31 anëtarëve. Pritet konstituimi i kryesisë nesër në mëngjes”, është shprehur ai.

“Nuk është diskutuar as për koalicionet e as për emrin e kryeministrit”, ka sqaruar ai./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE