Lypësi del për një copë bukë, shqiptari ndal veturën e tallet me të

Me gjasë e keni vënë re që në rrugët e Tiranës ka shumë të pastrehë dhe lypës që halli i ka detyruar t’i luten gjithkujt që u kalon para këmbëve për një kafshatë bukë.

E po ashtu, me siguri keni vënë re që shpesh lypësit e të pastrehët afrohen edhe pranë xhamave të makinave për të kërkuar lëmoshë. Në fakt kjo është e rrezikshme si për drejtuesit e mjetit, por skamja mbase i justifikon deri diku, shkruan JOQ.

Në kushte ideale, askush nuk do të zgjidhe si mënyrë jetese shtrirjen e dorës nëpër rrugë.

Ajo çka e ka karakterizuar shoqërinë tonë ndër vite është bujaria dhe zemërgjerësia. E themi në të shkuarën sepse brezat e sotëm kanë ndryshuar shumë.

Një rast i shëmtuar dhe njëherësh i dhimbshëm është shënuar në Tiranë, ku një lypës ka ndaluar para makinës së dy djemve me siguri për të kërkuar ndonjë qindarkë.

Djemtë jo vetëm që nuk i japin gjë, por tallen me të moshuarin dhe ia fusin ca shpulla.

të dy djemtë janë bashkëfajtorë në këtë mes, sepse njëri vepron dhe tjetri filmon poshtërsinë e shokut të tij ndaj të moshuarit.

Sipas qytetarit që ka denoncuar rastin pranë JOQ Albania, i moshuari mbi të gjitha është edhe me probleme mendore.

Kjo është shoqëria e kohëve ku po jetojmë, produkt i një sistemi me keq arsimimin, varfëri, snobizëm dhe vlerësues i formës e jo i përmbajtjes.

SHPËRNDAJE