Macron bisedon me Putinin për Sirinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkeqësimin e situatës në Siri.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku ka bërë thirrje për më shumë dialog me Moskën, ka njoftuar zyra e tij.

Macron, i cili të enjten tha se Franca ka dëshmi se regjimi sirian ka përdorur armë kimike në sulmin në Duma, gjithashtu ka shprehur keqardhjen e tij për përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë sulm.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë )

“Presidenti i Republikës ka bërë thirrje që dialogu me Rusinë të instensifikohet, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të kthehen në Siri”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit Macron.

SHPËRNDAJE