Macron e Merkel presion për taksën, Ramush Haradinaj: “A të kërcej nga ndërtesa”

Vazhdojnë të dalin në publik detaje nga Samiti i Berlinit, i cili u zhvillua në fillim të javës, e ku tema kryesore ishte vazhdimi i bisedimeve Kosovë- Serbi.

Megjithatë, fokusi vazhdon të mbetet tek kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk pranoi që të hiqet taksa 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Gazeta Blic ka raportuar ditë më parë se kryeministri Haradinaj ka pasur presion nga të gjithë të pranishmit në Samitin e Berlinit, pa përjashtuar edhe presidentin e Kosovës dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por që nuk është tërhequr.

Madje, sipas burimeve, më i ashpri ka qenë presidenti i Francës, Macron.

Shkak për përplasjen mes tyre ka qenë pikërisht tarifa prej 100 përqind, ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Detaje nga ky Samit ka nxjerrë edhe gazetari Berat Buzhala.

Ai në një shkrim autorial, ka treguar se sin ë një moment Merkel dhe Macron e nxjerrin Haradinajn nga samiti, për ta bindur që ta heq taksën.

Haradinaj duke mos u bindur, ju ka thënë “a të kërcej nga ndërtesa?”.

“Ata që kishin qenë pjesëmarrës në takim kanë treguar që pjesa kryesore e tij ishte zhvilluar në një sallë, ku pjesëmarrësit po qëndronin në këmbë dhe në grupe. Vëmendja ishte e përqendruar te kryeministri Haradinaj. Dy udhëheqësit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, Merkel dhe Makron, kishin filluar të ushtronin trysni te Haradinaj për çështjen e taksës. I kishin kërkuar atij që ta suspendonte atë për katër ose gjashtë muaj. Në një moment të caktuar Merkel dhe Makron e kishin nxjerrë Haradinajn në tarracën e ndërtesës ku po zhvillohej e gjithë ngjarja.

I mbështetur për muri Haradinaj u kishte thënë atyre “a të kërcej nga ndërtesa?”, ka shkruar ndër të tjera Buzhala në këtë tekst.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Gazetës Blic, presidenti francez Emmanuel Macron, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Haradinaj, duke i thënë se ai ka qenë shkaktarë për ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi.Madje, sipas këtyre burimeve, në një moment presidenti francez i drejtohet me gisht kryeministrit Haradinaj.

SHPËRNDAJE