Majlinda Kelmendi – Abe Uta, duel ëndrrash në Botëror

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka publikuar një video, përmes së cilës i ka prezantuar dy xhudistet më të mira në planet, Majlinda Kelmendi dhe Abe Uta, të cilat mund të përballen në mes vete në Kampionatin Botëror të xhudos, që nis këtë fundjavë

Këtë muaj mund të zhvillohet meçi më i madh në botë i xhudos së femrave, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, kampionia olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi mund të përballet me kampionen botërore, Abe Uta në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të nisë këtë fundjavë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka quajtur këtë një “duel ëndrrash” pasi ka mundësi të përballen dy xhudistet më të mira në botë sot.

Kampionati Botëror i xhudos do të mbahet nga 25 gushti deri më 1 shtator në Tokio të Japonisë.

Krahas Majlindës, në Botëror do të marrin pjesë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

SHPËRNDAJE