Majlinda Kelmendi e pandalshme, arrin gjysmëfinalen e Grand Prixit në Hungari

Majlinda Kelmendi u kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, pasi tregoi formë të mirë në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani, në çerekfinale të Grand Prixit të Hungarisë.

Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për pejanen, e cila disa herë e gjeti veten në vështirësi kundër rivales së saj. Megjithatë, në “Golden Score”, Majlinda dominoi dhe e siguroi një vend në gjysmëfinale.

Kelmendi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me meksikanen Luz Olvera, e cila në rundin e parë e kishte mposhtur xhudisten vendase, Katinka Szabo.

Edhe pse meksikania e filloi më mirë luftën mes tyre, duke e rrëzuar Majlindën qysh në momentet e para të luftës, kosovarja u kthye fuqishëm dhe e siguroi një vend në rundin e radhës duke fituar me ippon.

Në çerekfinale të kësaj gare, 28-vjeçarja do të përballet me japonezen Chishima Meada.

Nëse Kelmendi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 22 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Majlinda Kelmendit, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi pritet që së shpejti t’i zhvillojë çerekfinalet në kategoritë e tyre përkatëse. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE