Maliqi: Thirrjet e liderëve vetëm sa i zvogëlojnë gjasat për liberalizim të vizave

Sa më shumë që lidershipi ynë i bën thirrje BE-së për liberalizim vizash, aq më të vogla janë gjasat që liberalizimi me ndodhë, mendon publicisti Agon Maliqi.

Sipas Maliqit, “kriminalizimi” i liderëve dhe disa deklarata të pamatura të tyre janë shkak për këtë.

“Sa më shumë që lidershipi ynë i kriminalizuar i bën thirrje BE-së (mos të flasim për kërcënimet) për liberalizim vizash, aq më të vogla janë gjasat që liberalizimi të ndodhë”, ka shkruar Maliqi në një status të tijin në Facebook.

Madje, Maliqi mendon se kje vetëm sa i ndihmon disa shtetet everopiane për ta maskuar qasjen raciste ndaj Kosovës.

“Fakti se ju jeni në pushtet ia jep shumë vendeve të BE-së pretekstin perfekt për me e masku qasjen raciste ndaj Kosovës”, ka shtuar ai, transmeton gazetametro.net.

Reagimi i Maliqit vjen pas masave të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë doganore prej 10 për qind në mallrat e Serbisë si dhe pas deklaratve të rënda nga zyrtarët tanë, të cilën Evropën e quajnë edhe raciste me qëndrimin ndaj qytetarëve të Kosovës, të lodhur tashmë për shkak të mosliberalizimit të vizave./gazetametro.net

SHPËRNDAJE