Manastiri triumfon ndaj Shtetit te Kosoves dhe ndaj komunës së Deçanit. Arrin ta ndalojë ndërtimin e rrugës që e lidh këtë komunë me Malin e Zi përmes zonës së mbrojtur rreth manastirit. Manastiri po del të jet ma i fort se Shteti, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pesë kilometrat e rrugës, e cila e lidh Deçanin me kufirin e Malit të Zi përmes zonës së mbrojtur të Manastirit, nuk do të asfaltohen.
Punimet për rrugën Deçan- Plavë nisën në muajin maj, derisa në pjesën rreth zonës së mbrojtur të manastirit u lejua të vendoset vetëm pllaka por jo edhe ndërtimi i rrugës.
Kjo për shkak se Manastiri nuk po lejon që të ndërtohet asfalt brenda zonës së mbrojtur./Veriu.info/