Manchester City, kampion i Premierligës – Liverpool nuk ia del as tani!

Skuadra e Manchester Cityt është kampion i Premierligës për edicionin 2018/19.

Manchester City ka fituar duelin e fundit ndaj Brighton me rezultatin 1-4, për t’u bërë edhe matematikisht kampionët e Premierligës për këtë stinor, përcjell GazetaBlic.

Murray realizoi për Brighton në minutën e 27’të – por Aguero barazoi shifrat në 1-1, një minut më vonë.

Laporte realizoi në minutën e 28’të – kurse Mahrez (63′) dhe Gundogan (72′) shënuan për fitoren e thellë 1-4.

Edhe skuadra e Liverpoolit fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Wolves, falë dy golave të Mane.

Megjithatë, Manchester City u shpall kampion i Premierligës me 98 pikë – ndërsa Liverpool u pozicionua në vendin e dytë me 97 pikë.

Një gjë është e sigurtë – se ky sezon i Premierligës ishte i veçantë dhe na dhuroi shumë emocione…

SHPËRNDAJE