Marcelo vjen me një premtim të madh për tifozët e Real Madridit

Marcelo është paraqitur së bashku me Sergio Ramos dhe Zinedine Zidanen në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin.

Mbrojtësi brazilian u ka bërë një premtim të madh tifozëve të Real Madridit.

“Jemi shumë të fokusuar në punën tonë. Ne e dimë se për çka kemi ardhur këtu dhe çfarë duhet të bëjmë. Jemi këtu për të mbrojtur Real Madridin dhe do të japim gjithçka në fushë nesër”, ka deklaruar Marcelo.

SHPËRNDAJE