Marrin pjesë 10 mijë persona – Si u krye Haxhi sivjet?

Pelegrinët myslimanë në Arabinë Saudite kanë përfunduar Haxhin më 2 gusht, që këtë vit është zhvilluar me një numër shumë të kufizuar personash për shkak të pandemisë me koronavirus.

Vetëm rreth 10,000 myslimanë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e këtij viti, në krahasim me më shumë se 2 milionë myslimanë të 180 shteteve të botës që kanë qenë zakonisht atje vitet e kaluara.

Në ditën e fundit, pelegrinët me maska kanë hedhur guralecë drejt murit që simbolizon djallin në Mina, afër qytetit të shenjtë Meka.

Në vend që vetë pelegrinët që mbledhnin guralecët, autoritetet e Haxhit u kanë ofruar atyre gurë të sterilizuar.

SHPËRNDAJE