Marsh i pazakontë në Skenderaj, ja arsyeja

Duke nderuar të ashtuquajturin President të Republikës së Çamërisë, Festim Laton, është mbajtur sot një marsh i pazakontë në Komunën e Skenderajt.

Dhjetëra njerëz kanë marshuar në qytetin e Skenderajt, teksa kanë kërkuar bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, shkruan Insajderi. Ata kanë mbajtur në duar pankarta me emrin e Festim Latos, të ashtuquajturin president të Republikës së Çamërisë – Republikë e cila nuk njihet as nga shteti shqiptar e as nga shteti grek.

Marshi është organizuar nga shoqata “Çamëria”, e cila po ashtu shënoi dy-vjetorin e themelimit.

SHPËRNDAJE