Marsh për Vojvodinën Republikë

Partia vojvodinase ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad në të cilin do të ri kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë.

Lideri i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë për “novostionline” se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist.

“Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje t të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive”, ka thënë aitransmeton koha.net.

Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t’i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç’shtet duan të jetojnë.

SHPËRNDAJE