Mashtrimi i ‘veteranëve’, i ka shkaktuar dëmin më të madh buxhetit të Kosovës, që nga paslufta

Mashtrimet me listat e veteranëve i kanë shkaktuar dëmin më të madh buxhetit të Kosovës, që nga paslufta.

Kështu ka thënë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku,në një konferencë për media ku ka folur për mashtrimet që janë bërë me këto lista shkruan GazetaBlic.
Millaku ka thënë se ky është mashtrimi me dëmin më të madh që i është bërë Kosovës.

“Prokurori Elez Blakaj ka punuar së bashku me shtatë zyrtarë të cilët i kam caktu unë për finalizimin e aplikacionit se kush i plotëson kushtet për veteran, e kush jo”.“Puna rreth shqyrtimit të këtij aplikacioni ka zgjatur disa muaj. Punë që ka kërkuar shumë mund”.“Kjo është vepra penale që i ka shkaktu dëm në vlerë më të madhe buxhetit të Kosovës që nga paslufta”,është shprehur Millaku.

Milllaku ka folur edhe për dorëheqhen e prokurorit Blakaj, dhe mundësinë që ai të ishte kërcënuar nga dikush, pas punës që ai bëri.Millaku ka thënë megjithatë se nuk ka pasur anjë informacion për ndonjë kërcënim të mundshëm të Blakajt, por që edhe nësë do të kishte, Blakaj do duhej ti tregonte atij ka thënë Millaku.

“Unë nuk e di nësë ishte kërcënuar, por po të ishte i kërcënuar ai do duhej të vinte së pari të unë dhe të më tregonte. Unë nuk e di qka po bën ai në Amerikë. Por unë kam ndje keqardhje për largimin e tij, dhe i kam uruar suksese.Mua më vjen keq që ëshë larguar më së shumti sepse ne kemi pasur nevoj për të: ka thnë Millaku shkruan GazetaBlic.

SHPËRNDAJE