Mashtruesi shet viza në Vushtrri

Një person duket se ka hapur ‘ambasadën’ në Vushtrri, duke i mashtruar të rinjtë për lëshimin e vizave dhe duke iu marr para, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në fshatin Lum i Madh i Vushtrrisë një mashkull ka njoftuar policinë se është mashtruar nga i dyshuari mashkull , pasi i kishte marr 500 Euro për t’i rregulluar tri viza, konfirmon policia.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Policia konfirmon se është duke e hetuar këtë rast.

SHPËRNDAJE