Mashtruesit kërkojnë para për shërim për personin që është shëndoshë e mirë (Foto)

Pothuajse çdo ditë shohim raste se si të rinjët në pamundësi për tu shëruar në Kosovë, i duhet shërim jashtë vendit i cili kushton mijëra euro.

Por ka njerëz të cilët janë duke keqperdorur humanizmin e shqiptarëve për të ndihmuar në këtë drejtim.

Ka disa ditë që disa media pa e verifikuar fare, janë duke shprendarë një rast të rremë, e në të cilin po kërkohen para për shërim për një të ri i cili është shëndoshë e mirë, shkruan Magazina.al

Në një foto ku shihet një i ri i shtrirë në spital, po kërkohen para për shërimin e tij, brenda tekstit është edhe numrit i telefonit dhe xhirollogaria ku qytetarët po hedhin para.

Në fakt fjala është për një të ri nga Prishtina, Ramadan Pireva i cili para disa viteve ishte shtrirë në spital por që tani është mirë me shëndet dhe nuk ka nevoj për ndonjë ndërhyrje tjetër.

Magazina.al, ka kontaktuar me numrin mashtrues i cili po kërkon para duke perdorur fotografinë e bërë para disa viteve përmes së cilët po kërkon para.

Personi në fjalë i tha Magazina.al, se i duhet 15 mijë euro për shërimin e Ramadan Pirevës, por në fakt vet Pireva ka mohuar se është duke kërkuar ndihmë.

Ai përmes rrjeteve sociale, ka treguar se një fotografi e tij e para disa viteve dhe emri i tij, po keqperdoren nga dikush.

Mashtruesi i kontaktuar ka mohuar të tregoj se sa para janë mbledhur deri tani, por ka thënë se ajo është xhirollogaria dhe duhen ende para.

E shumë qytetarë kanë rënh preh e këtij mashtrimi, duke e shprendarë lajmin nëpër rrjete sociale e duke menduar se është rast i vërtet.

SHPËRNDAJE