“Matematikat” e mundshme për kualifikimin e Kosovës në “Euro 2020”

Një fitore e mundshme në ndeshjen e sotme ndaj Republikës Çeke, Kosovën do t’a dërgonte shumë afër kualifikimit në “Euro 2020”.

Kosova renditet e treta në tabelën e grupit A, kurse Çekia në vendin e dytë me një pikë më shumë.

Në rast fitorje, Kosova do të kalonte në vendin e dytë me 14 pikë dy më tepër se Çekia e cila do të zbriste në vendin e tretë.

Pastaj do ti duhej vetëm një barazim ndaj Anglisë edhe nëse Republika Çeke do të triumfonte në Sofie ndaj Bullgarisë, kurse çdo rezultat tjetër nga Çekët në Bullgari do t’a dërgonte automatikisht Kosovën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”

SHPËRNDAJE