Matoshi paralajmëron, këtyre personave kryeministri ka me ua nxi jetën

Këshilltari për media i kryeministrit, Halil Matoshi ka shkruar në ‘Facebook’ se çmimi i rrymës nuk është rritur as edhe për një cent, dhe rrymë do të ketë gjithmonë, e gjithë kjo falë kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Halil Matoshit:

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!
Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!
Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.
1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.
2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…
3. Rrymë ka me pasë!
Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!

SHPËRNDAJE