Mbështetje e fuqishme për Lëvizjen në lagjen Bair të Mitrovicës

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Musa Hoti”, është mbajtur tubimi i radhës mobilizues. Salla ishte e mbushur përplot me qytetarë të lagjes Bair të Mitrovicës, të cilët do të marrin pjesë më masovisht në votimet e 6 tetorit.

Në këtë tubim morën pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe kandidatët për deputetë, Faruk Mujka, Salih Zyba, Arjeta Fejza dhe Fidan Ademi, të cilët folën për programin e Lëvizjes dhe realizimin e tij.

Entuziazmi dhe interesimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Bairit shoqëruan gjatë gjithë kohës këtë tubim.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri,diskutoi për nevojën e mobilizimit të madh shoqëror, për të bërë ndryshimin radikal përmes votës me datën 6 tetor.

Kryetari Bahtiri tha se 6 tetori duhet ti ngjaje një referendumit popullor për të vënë në udhëheqje të pathyeshmin Albin Kurti, sepse vetëm ai e posedon guximin për tu përballur me sfidat.

Ndërsa kandidati për deputet, Faruk Mujka, tregoi se vullneti për ndryshim dhe besim në Lëvizjen VETËVENDOSJE! vetëm se po rriten.

Me ç’rast kandidati Mujka kërkoi nga banorët e kësaj lagjeje, ashtu siç janë mbledhur në këtë tubim të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 126, Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe Albin Kurtin për kryeministër, liderin më të dijshëm, më të guximshëm dhe me përkrahjen më të madhe nga populli.

Kandidati për deputet nga Theranda, Salih Zyba, theksoi se për me ardh dita, së pari vjen agimi, kështu që Agimi kryetari i Mitrovicës, ka ardhur për të na ofruar mbështetje të fuqishme drejt fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai po ashtu tha se partitë politike të cilat e kanë udhëheq shtetin qe 20 vite, e kanë shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë, e drejtësinë, dhe po shkojnë për të mos u kthyer kurrë, sepse me 6 tetor qeverisja e re me Albin Kurtin ne krye po vjen.

Kandidatja Arjeta Fejza, tha se me 6 tetor do të tregojmë se vota nuk është thjeshtë një e drejtë, por edhe fuqia që kësaj radhe do ta përcaktoj fatin tonë, përmes eleminimit të keqes dhe zgjedhjes së të mirës.

E kush më mirë se Lëvizja VETËVENDOSJE!, mund tu ofroj alternativë, atyre që shumë e kanë merituar e aq gjatë u ka munguar.

Kurse kandidati Fidan Ademi, potencoi se ka ardh dita për ne edhe për ju, që të fitoj Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti të bëhet kryeminstër, ku rinisë do tu kthehet shpresa që e kanë humbur dhe do të kenë shumë arsye për të qëndruar dhe kontribuar për shtetin e tyre.

Prandaj qytetarët e lagjes Bair dhe Mitrovica kanë vendosur për Lëvizjen, sepse vetëm kjo garanton një të ardhme më të ndritur për gjithë qytetarët.

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Musa Hoti”, është mbajtur tubimi i radhës mobilizues. Salla ishte e mbushur përplot me qytetarë të lagjes Bair të Mitrovicës, të cilët do të marrin pjesë më masovisht në votimet e 6 tetorit.

Në këtë tubim morën pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe kandidatët për deputetë, Faruk Mujka, Salih Zyba, Arjeta Fejza dhe Fidan Ademi, të cilët folën për programin e Lëvizjes dhe realizimin e tij. Entuziazmi dhe interesimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Bairit shoqëruan gjatë gjithë kohës këtë tubim.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri,diskutoi për nevojën e mobilizimit të madh shoqëror, për të bërë ndryshimin radikal përmes votës me datën 6 tetor. Kryetari Bahtiri tha se 6 tetori duhet ti ngjaje një referendumit popullor për të vënë në udhëheqje të pathyeshmin Albin Kurti, sepse vetëm ai e posedon guximin për tu përballur me sfidat.

Ndërsa kandidati për deputet, Faruk Mujka, tregoi se vullneti për ndryshim dhe besim në Lëvizjen VETËVENDOSJE! vetëm se po rriten. Me ç’rast kandidati Mujka kërkoi nga banorët e kësaj lagjeje, ashtu siç janë mbledhur në këtë tubim të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 126, Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe Albin Kurtin për kryeministër, liderin më të dijshëm, më të guximshëm dhe me përkrahjen më të madhe nga populli.

Kandidati për deputet nga Theranda, Salih Zyba, theksoi se për me ardh dita, së pari vjen agimi, kështu që Agimi kryetari i Mitrovicës, ka ardhur për të na ofruar mbështetje të fuqishme drejt fitores së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai po ashtu tha se partitë politike të cilat e kanë udhëheq shtetin qe 20 vite, e kanë shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë, e drejtësinë, dhe po shkojnë për të mos u kthyer kurrë, sepse me 6 tetor qeverisja e re me Albin Kurtin ne krye po vjen.

Kandidatja Arjeta Fejza, tha se me 6 tetor do të tregojmë se vota nuk është thjeshtë një e drejtë, por edhe fuqia që kësaj radhe do ta përcaktoj fatin tonë, përmes eleminimit të keqes dhe zgjedhjes së të mirës. E kush më mirë se Lëvizja VETËVENDOSJE!, mund tu ofroj alternativë, atyre që shumë e kanë merituar e aq gjatë u ka munguar.

SHPËRNDAJE