Mbështjellësi më i veçantë i telefonit: Lëkurë e njeriut, që reagon ndaj gudulisjes e prekjes

Një ekip studiuesish, kanë ndërtuar një prototip të një mbështjellësi të telefonit, që ngjan me lëkurën e njeriut.

Një video e publikuar nga anëtarët e ekipit, tregon se ata e përdorin atë për të kontrolluar një apparat fotografik, duke e fiksuar, dhe shtypur për ta zmadhuar, dhe gjithashtu edhe për disa funksione tjera,.

Udhëheqësi i projektit Marc Teyssier, tha se e kuptoi pse disa njerëzve iu është dukur e mërzitshme kjo gjë.

‘’Unë e di se është e mërzitshme, pajtohem. Sepse ne nuk jemi mësuar me prekjen njerëzore ndaj objekteve. Ky projekt ka bërë që njerëzit të reflektojnë, për atë se çfarë është teknologjia dhe pse kjo është e mërzitshme.’’

Kjo është parë si diçka atraktive, nga një grup përdoruesish të Twitter. Ata kanë bërë reagime të ndryshme mbi këtë, duke thënë se e duan ta kenë dhe duket diçka atraktive, për tu parë.

SHPËRNDAJE