Mbi 1 milion përdorues të internetit mobil në Kosovë, ja të dhënat interesante

Sot shumica e njerëzve as që do të mund ta paramendonin jetën pa telefon, dhe sidomos kur ja shtojmë kësaj edhe përdorimin e internetit mobil që na bën të kemi qasje pothuajse çdo moment në platformat e ndryshme, raporton gazeta online veriu.info.

Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, në raportin e realizuar para disa ditësh ka paraqitur të dhëna interesante edhe sa i përket internetit mobil dhe atij fiks në vendin tonë.

Sipas këtij raporti numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil në Kosovë llogaritet të jetë 1,299,425, ndërsa numri i linjave të internetit me qasje fikse llogaritet të jetë 352,659.

Ajo që bie në sy është fakti se tek shërbimet e internetit mobil një numër i madh përdorin ende 3G, afërsisht 41% e përdoruesve, ndërsa 4G e përdorin 59%, raporton veriu.info.

Sa i përket shpejtësisë së internetit në Kosovë, tek interneti mobil mesatarja e shpejtësisë për shkarkim llogaritet të jetë 28Mbsc, ndërsa tek qasja fikse mesatarja për shkarkim është 43Mbsc.

Tabela e mëposhtme jep të dhëna konkrete:

SHPËRNDAJE