Mbi 15 mijë të prekur nga Covid 19 në Kosovë, ja sa prej tyre vdiqën

Sipas IKSHPK-së, janë edhe 1853 raste aktive në Kosovë.

IKSHPK tregon në njofim se deri tani kanë qenë 15142 raste pozitive në Kosovë, nga këto raste 615 persona kanë vdekur, njofton Gazeta Blic.

Deri më tani nga Covid 19 janë shëruar 12674 persona.

Dje u tregua se për 24 orë u shënuan 79 raste të reja dhe u shëruan 104 persona.

Rastet e reja të prekura me Covid 19 vijnë nga këto komuna:

Komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE