Mbledhja në Mitrovicë, Srpska tërhiqet nga vendimi i njëanshëm për Asociacionin?

Lista Srpska dje kishte shpallur edhe datën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe derisa kishin njoftuar vendimin për largim nga Qeveria e Kosovës. Por, pas takimit të Vuçiq me Mogherinin dje në Beograd, Presidenti serb nuk foli për këtë cështje. Me gjasë Lista Srpska nuk e ka mbështetjen e tij që ta bëjë këtë veprim të njëanshëm.
Pikërisht në vendin ku është arrestuar Marko Gjuriq në “Pallatin e Mitrovicës”, janë mbledhur përfaqësues të serbëve përfshirë ata të Listës Srpska, dhe ndihmësi i Gjuriq. Ata takimin e kanë filluar në ora 12:44 duke riafirmuar qëndrimin pro rezolutës 1244. Ata po thonë se do ta themelojnë Asociaciocion nëse këtë nuk e bënë Prishtina.

Igor Simic nga Lista Srpska ka thënë se kanë marrë përkarahje nga Presidenti I Serbisë që nëse përsëriten ngjarjet e dy ditëve më parë atë nuk do të rrinë duke shikuar.

Simic ka thënë se Lista Srpska do të jetë opozitë e fortë në Parlamentin e Kosovës ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Ivan Todosijevc, i cili është ende Ministër në Qeverinë e Kosovës nga Lista Srpska dhe përfaqësues nga “organet e përkohshme të Komunës së Zvecanit” ka thënë se serbët do ta formojnë Asociacionin nëse këtë nuk e bëjnë Prishtina dhe Perëndimi.

SHPËRNDAJE