Mblidhet Kuvendi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër vazhdimin e seancës plenare të filluar më 15 mars.

Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, kjo seancë është planifikuar të mbahet nga ora 10:00.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Rendi i ditës  (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵).

  • 3. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
  • 4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
  • 5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
  • 6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
  • 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  • 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  • 9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
  • 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
  • 11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
  • 12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
  • 13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE