Mblidhet LDK-ja, çka po “zihet”?

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në një takim të gjithë kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje të kryetarëve pritet të diskutohet rreth situatës aktuale në vend, pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Tashmë në zyrat e LDK-së kanë filluar të mblidhen kryetarët e degëve dhe pritet që brenda minutave të fillojë edhe takimi.

Takimi në fjalë do të mbahet saktësisht në kohën kur partia e Mustafës si dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të lidhin koalicionin për qeverisjen e re të vendit, pavarësisht takimeve të shumta të cilat zhvilluan./Indeksonline/