Mblidhet sërish Lidhja Demokratike e Kosovës (Foto)

Pas takimit të ditës së djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sërish.

Siç mëson Indeksonline mbledhja e cila po vazhdon të mbahet sot, ka të bëjë me zgjedhjet lokale.

Takimin në fjalë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka  theksuar se janë në diskutim e sipër për zgjedhjet lokale.

“Jemi në konsultime pune për zgjedhjet lokale në nivel të  Kryetarit dhe Nënkryetarëve, asgjë tjetër”, ka thënë Haziri për Indeksonline.

Ndryshe duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të emrave të kandidatëve zyrtarë për zgjedhjet lokale në secilën komunë të vendit.

E është pikërisht komuna e Prishtinës e cila po vazhdon të mbetet një pikëpyetje e madhe sa i përket kandidatit nga radhët e LDK-së.

TEMAT: