Mbrojtësi i Kosovës me një gol të bukur ia siguroi fitoren skuadrës së tij

Arbenit Xhemajli ka shënuar golin e fitores për Xamaxin në sfidën kundër Sionit

Xamax e ka mposhtur Sionin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Arbenit Xhemajli, në minutën e 82-të u gjend më së miri në zonë pas një rivënie nga këndi dhe arriti që ta dërgonte topin në rrjet.

Ky gol u asistua nga një tjetër futbollist shqiptar, Samir Ramizi.

Ndryshe, ky është goli i dytë që Xhemjali e ka shënuar këtë edicion në Superligën e Zvicrës.

SHPËRNDAJE