Mbrojtësi i Manchester United vjen me postimin e mbrëmjes, thurr elozhe për Kosovën

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire ka thurur elozhe për Kosovën pas fitores së “albionëve”.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Twitter” për ta falenderuar Kosovën, teksa edhe i uroi suksese.

“Ishte kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e jashtëzakonshme. Vend i bukur me njerëz fenomenalë. Suksese në të ardhmen”, shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi:

#Kosovo It’s been a pleasure – Thanks for the amazing welcome. Beautiful country, lovely people. Good luck in the future 🇽🇰❤️— Harry Maguire (@HarryMaguire93) November 17, 2019

Kujtojmë se shumica e futbollistëve dhe gazetarëve anglezë kanë lavdëruar tejmase mikpritjen kosovare, e cila ka zënë vend në mediat gjigante britanike dhe jo vetëm.

SHPËRNDAJE