Mbulesa nuk e pengon më 18 vjeçaren që ta ushtrojë profesionin e boksit

Muajin e kaluar, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) hoqi ndalimin e mbulesës dhe uniformave të tjera të ndryshme që sportistët veshin për arsye fetare.

Kjo do të thotë që adoleshentja muslimane, Safiyyah Syeed, e cila mban shami mund të vazhdojë tutje me dashurinë për boksin në nivele më të larta.

18 vjeçarja nga Bradford filloi boksin një vit më parë, kur ajo po vuante nga anoreksia dhe ngacmimet.

Ajo shkroi një listë prej gjërave që dëshironte, ndër to edhe boksin.

Vajza tha se dëshiron t’i tregojë njerëzve se është e mundur të tejkalohen çështjet e shëndetit mendor dhe të ketë një marrëdhënie pozitive në mes mendjes dhe trupit.

Tani ajo dëshiron të jetë një nga gratë e para muslimane për të konkurruar në shkallë ndërkombëtare.

“Isha e shqetësuar në fillim që të jem vajza e mbuluar me shami që shkon në një palestër boksi. Por ttë gjithë kanë qenë shumë të këndshëm dhe përkrahës. Pra nuk ka ndikuar fare në ushtrime, edhe pse dikush mendoi se mund ta kem më të vështirë, por që unë harroj fare se e kam të veshur”, tha ajo.

Safiyah kishte qëndruar e shtrirë në shtrat për disa kohë por që vendosi që të startonte me boksin.

“Vendosa që qëndrimi dy vjeçar në shtrat ishte mjaftueshëm. Kam dëshiruar që moti ta fillojë këtë sepse boksi ishte në listën e gjërave që doja të bëja dhe sapo fillova u ndjeva mjaftë e fortë”, tha ajo.