Mbytet në rezervuar 31-vjeçari

Nje 31-vjeçar me iniciale A.A. nga Maminasi është mbytur në rezervuar në Rubjek të Shijakut.

Policia njofton se trupi i pajetë i 31-vjeçarit u nxorr nga polumbarët e RENEA-s.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rastin.