E bukur ajo çka bëri MC Kresha n’Kosovë Show

MC Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuar në emisionin e kësaj jave n’Kosovë Show.

Reperët shpalosën shumë detaje nga jeta e tyre. Ata folën edhe për karrierën në muzikë dhe repin shqiptar në përgjithësi.

Dyshja nuk la pa përmend edhe femrat, të cilat së fundi u shfaqën në skenë si repere.

Nuk harruan të njoftojnë fansat se së shpejti publikohet edhe kënga e tyre e re.

Në po këtë emision, do të shihni MC Kreshën në rolin e imituesit. Ai pati një paraqitje fantastike në rolin e aktorëve të ‘Stupcave’.

N’Kosovë Show këtë të diel të ftuar ka edhe Shpat Kasapin.