McGregor rikthehet në UFC me fitore, e nokauton Cerronen për vetëm 40 sekonda

Conor McGregor e ka mposhtur Donald Cerronen në UFC246

Iralndezit nuk iu nevojitën më shumë se 40 sekonda për ta fituar me nokaut përballjen me ‘Cowboy’.

McGregor me të filluar përballja filloi ta sulmonte Cerronen duke e goditur disa herë me anë të krahërorit.

Pas disa goditjeve më krahëror McGregor ia humbi busullën Cerrones ku me këmbën e majtë goditi fuqishëm në fytyrë.

Më pas erdhën edhe disa goditje tjera të fuqishme dhe pas 40 sekondave gjyqtari ndërpreu takimin duke ia dhënë fitoren McGregorit.

Kujtojmë që kjo ishte ndëshja e parë e McGregor në UFC që kur kushte pësuar humbje nga Khabib Nurmagomedov më 2018.

SHPËRNDAJE