Me 28 Nëntor në Gjilan zbulohet shtatorja e heroit, Agim Ramadani

Bashkëshortja e heroit kombëtar, Agim Ramadani përmes një postimi ka lajmëruar se me 28 nëntor në qytetin e Gjilanit do të zbulohet shtatorja e Agim Ramadanit.

Ajo ka treguar se shtatorja do të jetë e vendosur në sheshin ‘Agim Ramadani’ dhe do të zbulohet në ora 11:00.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:

Të dashur bashkëatdhetarë,shokë dhe bashkëluftëtarë të Agimit,
miçë dhe dashamirë të lirisë së Kosovës!

Jeni të ftuar përzemërsisht me rastin e zbulimit të shtatores së Agimit më 28 nëntorë nga ora11.00, në sheshin Agim Ramadani në Gjilan, mirupafshim rreth Agimit të bashkuar!

SHPËRNDAJE