Me ftesë nga UEFA: Ademi merr pjesë në finalen e Superkupës së Europës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me ftesë të UEFA’s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-s, si dhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Europës.

Nesër(e mërkure) zhvillohet finalja e Superkupës së Europës mes Liverpoolit(si fitues i Ligës së Kampionëve) dhe Chelseas(si fitues i Ligës së Europës).

FFK ka njoftuar gjithashtu se gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-s, Presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime tjera me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, si dhe me homologët e federatave tjera.

Ndryshe, ndeshja Liverpool – Chelsea zhvillohet prej orës 21:00 në ‘Vodafone Park’.

SHPËRNDAJE