Me këtë veprim Xhavit Ukaj tenton t’i hakmerret Vjosa Osmanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka votuar kundër Projektligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë të miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Ukaj është i vetmi deputet që votoi kundër projektligjit të propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në tentim “hakmarrje” ndaj saj, pas përplasjes që pati me të rreth një muaj më parë.

77 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës votuan për Projektligjin anti-COVID.

Më 10 korrik të këtij viti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, Rexhaj u përfshi në një përplasje verbale me kryetaren e Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë incident, Osmani e ka denoncuar Ukajn në Policinë e Kosovës. Rasti ndaj tij është ende nën hetim.

SHPËRNDAJE