“Më kishte ofruar deri 10,000 euro”, prezantuesi i njohur befason me postimin për Burdushin

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ishte arrestuar dje nga policia.

Hysri Peqani apo siç njihet në popull Burdushi, po akuzohet për katër veprimtari të jashtëligjshme, të cilat sipas kodit penal të Republikës së Kosovës mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burgim.

Prokurori Petrit Kryeziu në një bisedë për Gazetën Express tha se bastisja në shtëpinë e Burdushit është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Por gjatë gjetjes së gjësendeve të ndryshme brenda shtëpisë së tij ai po dyshohet edhe për dy vepra penale si: Armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

E pas këtij arrestimi erdhi edhe postimi nga prezantuesi i njohur, Fehmi Ferati.

“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni! Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!”, ka shkruar Ferati.

SHPËRNDAJE