Me ndërmjetësimin e Apostolovas, Agim Bahtiri takohet me Goran Rakiqin për të dialoguar hapjen e urës

LAJMEAgim Bahtiri takohet me Goran Rakiqin për të dialoguar hapjen e urës

BY: L.M.

07/11/2018 15:52

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq janë takuar të mërkurën në Prishtinë, shkruan Gazeta Fokus.

Burime të sigurta konfirmojnë se ky takim ka zgjatur më shumë se tri orë dhe atë e ka ndërmjetësuar shefja e zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova.

“Në takim është biseduar për çështjen e urës së Ibrit. Gjëra të mira po vijnë këtë muaj” thekson ky burim.

Kujtojmë se para pak javësh kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri pati thënë se ura do të hapet shumë shpejt, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

20 Janari i vitit 2017 ishte caktuar si afati i fundit për hapjen e urës, afat i cili nga ajo kohë u shty shumë herë./Gazeta Fokus

SHPËRNDAJE