Më në fund kuptohet cili lojtar do ta zëvendësojë Pogban te Man United

Manchester United e ka identifikuar zëvendësuesin e yllit francez, Paul Pogba.

Në rast largimit të Pogbas, te Manchester United pritet të transferohet Christian Eriksen këtë merkato verore, transmeton Periskopi.

Siç raportojnë mediat angleze, francezi është duke shpresuar në një transferim te klubi mbretëror, Real Madrid, sikurse edhe Eriksen i cili po shpreson të largohet nga Londra.

Danezi është listuar i pari për të zëvendësuar hapësirën e lënë nga Pogba, por Tottenham po kërkon një shumë prej 80 milionë funtesh për shërbimet e tij. /Periskopi.com/

SHPËRNDAJE