Me një paraqitje të zjarrtë, Ana Kabashi thotë: S’mundesh lojën me ma lujtë!

Ka vetëm 2 muaj që nga lansimi i projektit të fundit “Na thej”, por Ana Kabashi ka filluar përgatitjet për atë të radhës.

Këngëtarja e cila famën më të madhe e mori nga spektakli i talentëve “The Voice of Albania” ka filluar përgatitjet për klipin e ri.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje më shumë, por këngëtarja nga Prizreni kohë pas kohe po publikon fotografi të shkëputura gjatë xhirimeve.

E veshur me pantallona të shkurtra, ndërsa në pjesën e sipërme vetëm në të brendshme ngjyrë rozë, teksa në kokë ka vendosur një kapelë, Ana Kabashi po duket tejet atraktive në paraqitjen e saj, ku nuk mungon theksimi i formave trupore.

“Pozerat nuk i du, smundesh lojen me ma lujt”, ka shkruar Ana Kabashi në fotografinë e publikuar.

Gjithashtu, Ana Kabashi cilësohet edhe si një nga trupat më të mirë në estradë, duke qenë se edhe kalon një pjesë të madhe të kohës në palestër./GazetaBlic

SHPËRNDAJE