Me uniformë zyrtare polici e çon birrën ‘eks’ gjatë ‘pauzës’ në një lokal në Prishtinë

Një polic me uniformë zyrtare e ka çuar një birrë ‘eks’ gjatë kohës sa kishte dalur për të ngrënë drekë në një lokal në Prishtinë.

Momentin kur polici e han ushqimin dhe në fund e çon birrën ‘eks’ e ka kapur një sinjalizues. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në një lokal në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, në tavolinë me policin janë edhe dy persona tjerë.

Kujtojmë se vendimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që kishte proklamuar në fillim të mandatit për të vënë disiplinë në Policinë e Kosovës, po sfidohet seriozisht nga zyrtarët policorë.

Përmes atij vendimi, Qalaj, i kishte ndaluar zyrtarët policorë që t’i frekuentojnë kafenetë gjatë orarit zyrtar të punës.

Mirëpo rastet kur vendimin e Qalajt po e sfidojnë policët nuk janë të pakta në vendin tonë. /Sinjali/

SHPËRNDAJE